Prefekti i qarkut të Edirnesë në Turqi Ekrem Canalp gjatë një vizite në Shkodër u shpreh se Shqipëria është një shtet i rëndësishëm për Turqinë duke patur parasysh edhe tentativat për influenca të tjera të huaja në një vend si Shqipëria. Sipas prefektit të Edirnesë edhe sipas historisë Shqipëria dhe Turqia kanë patur marrëdhënie vëllazërore.

Sa i përket antarësimit në Bashkimin Europian Shqipëria dhe Turqia tha prefekti turk Canalp kanë një marrëdhënie të fortë ekonomike e cila e përafron antarësimin e këtyre dy shteteve në familjen europiane.

Prefekti turk i Edirnesë Ekrem Canalp zhvilloi disa takime në Tirsnë dhe më pas erdhi edhe në Shkodër në disa takime zyrtare ndërsa mori pjesë edhe në aktivitetin “Kafeja turke: historia e hatërit 40 vjeçar” të zhvilluar në qendrën “Younus Emre” në praninë e disa personaliteteve të ndryshme.

Artikulli paraprakRAMA: ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR, PAVARËSISHT KËRCËNIMEVE NGA PD DHE LSI-JA
Artikulli tjetërPREFEKTI PJETRI: NDËSHKIM GJUETISË TË PALIGJSHME NË LIQEN