BANORËT TË PAKËNAQUR, TË PAKTË ATO QË REAGOJNË. Reagimi i Prefektit të Qarkut të Shkodrës pas inspektimeve në terren në punimët që janë duke u realizuar në aksin rrugor Shkodër- Shirokë ka sjellë lëvizjet në terren të kompanisë kontraktuese e cila ka vijuar punën.
Star Plus ka vëzhguar nga afër ku ka konstatuar se puna përgjatë kësaj rrugë ka nisur sërish. Vonesa tashmë e bërë publike për rikonstruksionin e kësaj rrugë ka sjellë një reagim të madh dhe nga banorët e Shirokës. Për mikrofonin e Star Plus, ato kanë shprehur haptazi se janë të pakënaqur me atë se çfarë po bëhet, duke shtyrë në kohë përfundimin e punimeve. Përveç atyre që kanë folur, duhe theksuar që shumë qytetarët të Shirokës ndonsë jashtë kamerave shprehen të shqetësuar, nuk pranojnë të prononcohen për media në lidhjet me vonesën e punimeve . Madje ka nga ata që prononcimin e tyre e mbyllin dhe me humor , dukë lënë të kuptohet në një farë mënyre se pamjet janë ato që tregojnë gjendjen reale.