Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni ka inspektuar nga afër situatën e krijuar nga reshjet në fshatin Obot, të njësisë Ana e Malit ndërsa deklaroi se aktualisht gjendja është e menaxhueshme.

Prefektja Angoni tha se problem mbetet edhe furnizimi me energji elektrike, pasi ka probleme në disa njësi administrative.

Situata e krijuar nga reshjet ka përfshirë të gjithë qarkun. Ndërkohë që institucionet po bashkërendojnë punën për t’I ardhur në ndihmë banorëve në bashkinë Shkodër, por edhe në zonat malore ku rrugët janë bllokuar si shkak I reshjeve të borës dhe rrëshqitja e dherave.

 

Artikulli paraprakFERMERI: NUK KEMI JETESË MË, QEVERIA TË VIJË TË SHOHË DËMET
Artikulli tjetërSPAHIA: DYSHIME TË FORTA PËR MENAXHIMIN E KASKADËS