Rruga Bogë-Theth është ende e bllokuar nga bora në zonën e Qafë Thores për shkak të orteqeve të borës që bien çdo ditë. Rrezikun e një orteku bore thotë e provoi edhe vetë prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Edhe pse nuk ka rrezikuar, Prefektja ka qenë në afërsi kur orteku ra tek tunelet panoramike ndërsa tregon se po punohet maksimalisht për zhbllokimin e atij aksi rrugor.

Inxhinieri i firmës kontraktuese që po bën pastrimin e borës në aksin Bogë-Qafë Thore Emanuel Ograja thotë se ndërhyrja është e rrezikshme sepse bora shkon deri në 5 metër dhe ka gjithnjë rrezik nga rënia e orteqeve. Duhet pritur deri sa bora të ngrijë nga temperaturat e ulëta për ta pastruar më pas.

Rruga Bogë-Theth në zonën e Qafë Thores është e bllokuar prej 9 ditësh. Ndërkohë ndërtimi i tuneleve panoramike për të pritur orteqet e borës kur u rikonstruktua ajo rrugë ka rezultuar një dështim dhe këtë e faktojnë këto 9 ditë me reshje bore në Qafë Thore që e kanë bllokuar totalisht.

 

Artikulli paraprakRAMAJ: 546 AKSIONE SHPËTIMI NË VITIN 2022
Artikulli tjetërDREJTORI I RI I SPITALIT: TË LARTËSOJMË SHËRBIMET