Prefektura e Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e parë të emergjencave civile për këtë vit me përfaqësues të 5 bashkive dhe drejtorive rajonale. Prefektja Majlinda Angoni tha se në këtë mbledhje analizohen masa mbrojtëse që janë ndërmarrë nga bashkitë për emergjencat dhe masat për hartimin e tre dokumenteve strategjik të detyrueshëm nga secila prej bashkive.

Prefektja Angoni tregoi edhe situatën në bazë të raportimeve nga disa prej institucioneve më të rëndësishme duke bërë të ditur se duhen përmirësuar disa mangësi që janë konstatuar.

Hartimi i tre dokumenteve strategjik që lidhen me emergjencat civile nga bashkitë e qarkut Shkodër është shtyrë për t’i dhënë edhe pak kohë për t’i realizuar.

Artikulli paraprakZËVENDËS MYFTIU HALLUNI NË “TONIGHT”
Artikulli tjetërNXËNËSIT E “28 NËNTORI” SJELLIN “PALLATI 176”