Prefektura e Shkodrës i është nënshtruar një auditi të plotë nga ministria e Brendshme.

Kjo ë henë ka vënë në lëvizje të gjithë drejtuesit e prefkturës së Shkodrës, pas kontrollit të nisur nga njësia e auditit e Ministrisë së Brëndshme. Burimë pranë këtij institucioni bëjne me dije se në sitën e audituesve të ministrisë do të kalojnë të gjithë dokumentacionet por edhe procedura ligjore e cila është ndjekur nga institucioni i prefektit gjatë katër viteve. Fillimisht auditi është përqendruar në shprehjet e ligjshmërisë që Institucioni i prefektit ka dhene ndaj Bashkive të Qarkut të Shkodrës, duke nsiur me atë të shkodrës, me Bashkinë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Kujtojmë që shprehja e ligjshmërisë ka qënë shpesh herë “mollë sherri” mes institucionit të prefekturës dhe Bashkisë Shkodër gjatë viteve të fundit, duke lënë pezull shumë vendime të cilat më pas kanë marrë formë sërish nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Ndërkohë që në sitën e audituesve të Ministrisë së Brendshme do të jene edhe dokumentacionet qe lidhen me ceshtjet e pronësisë, në tokat publike, në shfrytëzimin e baseneve të lumenjve në Qarkun e Shkodrës, por edhe në një sërë ceshtjesh të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me firmën e prefektit Radovani, i cili është në këtë pozicion si i propozuar i Lëvizjes për Integrim.

Më shumë se një sulm politike, burime pranë prefketurës së Shkodrës bejne me dije se nuk flitet për “sulm” ndaj këtij institucioni, por një kontroll rutinë të cilit ky institucion i është nënshtruar edhe gjatë viteve të kaluara. Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije për Star Plus, se këto kontrolle janë shtrirë në disa zona të vendit, ku kësaj here ka qënë radha e Shkodrës, ku së bashku me institucionin e prefektit janë edhe disa institucione të tjera vendore që po auditohen.

Artikulli paraprakDËSHTON GJYQI NDAJ TOM DOSHIT DHE MARK FRROKUT
Artikulli tjetërVLLAZNIA THYEN ZEMRAT E TIFOZËVE SHKODRANË