Në Prefekturën e qarkut Shkodër u ngrit task-forcën e sektorit të inspektimit të kontrollit të peshkimit. Prefektja Majlinda Angoni në takimin me drejtues të bashkisë Shkodër, Policisë Kufitare, Organizatës së Mbrojtjes së Peshkimit dhe drejtues të institucioneve të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e konsumatorit tha se si shkak I kemqnaxhimit është ngritur task forca, efektet e së cilës pritet të ndalojnë këtë fenomen.

Prefektja Angoni listoi disa nga rastet flagrante të peshkimit të paligjshëm në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

Pavarësisht takimeve dhe ngritjes së herë pas hershme të task forcave për goditjen e peshkimit të paligjshëm, sërish ky fenomen vijon të zhvillohet para syve të drejtorëve të institucioneve dhe policisë kufitare. Rastet e peshkimit të paligjshëm të kapura në flagrancë janë të pallogaritshme me dëmet që shkaktohen nga peshkimi me inverter në liqenin e Shkodrës, duke dëmtuar rëndë biodiversitetin në këtë zonë të mbrojtur.

 

Artikulli paraprakBALLUKU: BORDI I TRANSPARENCËS NUK NDIKON NË ÇMIMIN E NAFTËS, BËN TRANSPARENT ÇMIMIN E BURSËS
Artikulli tjetërPO KALONTE NË MURIÇAN 200 MIJË EURO TË PADEKLARUARA, POLICIA I SEKUESTRON PARATË