BASHKËSHORTJA E XHELAL XHAFËS: DUAM VETËM ATË QË NA TAKON. Prej dy vitesh shtetasi Xhelal Xhafa është paralizuar por bashkëshortja e tij që i bën shërbim 24 orë nuk përfiton pagesën sociale të kujdestarisë.
Drejtoria e përgjithshme e shërbimit social i ka kthyer përgjigje negative përmes një shkrese nga vetë drejtorja Etleva Bisha. Bashkëshortja e tij, Aishe Xhafa kërkon që t’i jepet pagesa e kujdestarisë sepse Xhelali është i paralizuar. Aishe Xhafa tregon se nuk i është dhënë pagesa e kujdestarisë për bashkëshortin e saj me pretendimin se është i paralizuar vetëm në njërën anë e në të njëjtën kohë tregon edhe vështirësitë ekonomike. Vetë Xhelal Xhafa arrin të flaës e të tregojë se nuk ndjehet aspak mirë duke kërkuar ndihmën e shtetit për atë që i takon. Bashkëshortja e Xhelalit është endur zyrave e spitaleve por nuk ka gjetur asgjë tjetër veç përbuzjes e përlasjes së dyerve e madje edhe një shkresë të tillë qesharake. Duket se edhe në institucionet ku drejtësia duhet të jetë më e madhe se kudo mungon si në rastin e familjes Xhafa.