Të lëna në mëshirë të fatit tri motra me probleme të shëndetit mendor në Lezhë prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike. Historia e tyre nis në vitin 2016-të, ku u nxorën nga një qendër sociale të personave me aftësi të kufizuar, me argumentin se ishin në moshë madhore për trajtimin aty. E prej asaj kohë tri motrat të moshës 38, 40 dhe 42 vjeçare, i sheh në çdo orë të ditës në qytet dhe abuzohen nga persona të ndryshëm. Madje kanë sjell në jetë dhe fëmijë.

Njëra nga motrat ka lindur dy fëmijë dhe është sërish në pritje të një fëmije tjetër dhe motra tjetër ka edhe ajo një fëmijë. Të miturit janë dërguar në shtëpinë e fëmijës në Elbasan. Nëna e vajzave e cila edhe ajo ka probleme të shëndetit mendor, thotë se vajzat e saj po abuzohen nga persona të ndryshëm kundrejt parave.

Nëna e tyre ju kërkon instutucioneve që të gjejnë zgjidhje me qëllim që të shmanget abuzimi.Insitutucionet përgjegjësë në Lezhë janë në dijeni të këtij skandali, por në këto 6 vite kanë dështuar për t’i dhënë zgjidhje. Të tri motrat që abuzohen seksualisht janë pa kujdestari ligjore por edhe sociale prej 6 vitesh. Në vitin 2019-të një 75-vjeçar që abuzoi me njërën prej motrave u dënua nga Gjykata e Lezhës me 3.4 vite burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”.

Rasti u zbulua nga një video në rrjete sociale, ku i moshuari abuzonte me vajzën në një mjedis të hapur në qytet. Rastet e tjera të abuzimit edhe pse mendohet se janë të shumta nuk janë arritur të zbardhen.

 

Artikulli paraprak“32 VITE MË PAS, GOMONIA SHPRESA E VETME E TË RINJVE”
Artikulli tjetër47 VJEÇARI: NUK MË JAPIN PENSIONIN E INVALIDIT