Varfëria duket se nga ngulur rrënjë në fshatin Prekal të njësisë administrative Postribë. Shtëpi të vjetra, familje pa të ardhura është kjo panorama që të ofrohet në mes të këtij vendi piktoresk dhe turistik.

Varfëria siç duket sinkronizohet me bukurinë, duke u dhënë atyre pak banorëve një shpresë për drejt një të ardhme më të mirë.

Është familja e Gjon Prelës e përbërë nga 4 anetare, katër familje që jetojnë në një kulm shtëpie në të cilën u takon vetëm nga një dhomë. Përmes pamjeve shihet qartë se jetësa në këtë banesë është mjaft e vështirë.

Pa asnjë lloj kushti në këtë situatë, rriten fëmijët e kryefamiljarit Prela ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë.

Gjoni shprehet se për të paguar taksat e vendosura nga shteti detyrohen të marrin borxh pasi nuk kanë asnjë të ardhur përveç bagëtive të cilët I ndihmojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Por kjo nuk është familja e vetme në këtë gjendje si kjo janë pothuajse të gjitha. Shtëpi mes bukurisë dhe skamjes.

 

Artikulli paraprakKULT – JOZEF SHIROKA
Artikulli tjetërPREKAL, MUNGON QENDRA SHËNDETSORE