Kishin një qendër shëndetsore por që rezultoi pronë private dhe pas gjyqeve të shumta objekti iu dorëzua pronarit të saj, dhe kështu rreth 150 banorë të fshatit Prekal të njësisë administrative Postribë mbetën në mëshirë të fatit, pa marrë asnjë shërbim shëndetsor.

Është vetëm infermierja e zonës e cila ju vjen në ndihmë. Është kryeplaku I kësaj zonë Marash Pjetra, I cili ngre këtë shqetësim në emër të të gjithë banorëve.

Kryeplaku Pjetra, thotë se as autoambulancat nuk vijnë shpesh herë, por ajo cka u veshtirëson më tëpër situatën janë edhe postoblloqet nga policia të cilët nuk i lëjojnë të kalojnë me mjetet e tyre.

Marash Pjetra bën thirrje që dikush ti ndihmojë këta banorë për këtë problem I cili është mjaft jetik.

Premtimet gjatë fushatave elektorale kanë qenë të shumta por deri më tani askush nuk ka vënë dorë në këtë fshat ku përveç bukurisë që natyra I ka dhuruar, nuk ka njohur asnjë investim.

Fshati Prekal është një nga zonat turistike të qarkut Shkodër, I cili vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

 

Artikulli paraprakPREKAL… MES BUKURISË DHE SKAMJES
Artikulli tjetërDRANGU: PD PO NA PËRDOR POLITIKISHT