NË VENDNGJARJE KANË SHKUAR MENJËHERË POLUMBARËT DHE FORCAT “RENEA”. Një varkë me dy turistë çekë është përmbysur teksa lundronte në lumin Kir, në komunën Postribë të zonëns së Dukagjinit, në Shkodër. Dy të rinjtë, një djalë dhe një vajzë, pjesë e një grupi turistës të cilët kishin zgjedhur të vizitonin Shqiërinë, ishin shkëputur nga grupi dhe po lundronin në rrjedhënn e lumit Kir, në momentin kur varka është përmbysur.
Si pasojë, mësohet se vajza ka mundur të dalë pa pësuar asnjë dëmtim nga lumi, ndëra djali rezulton i zhdukur. Në këtë zonë lumi Kir ka intensitetin më të madh të rrjedhës së tij, si pasojë edhe e shkrirjes së dëborës. Ndërkohënë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë polumbarët dhe forcat Renea, të cilët po punojnë për gjetjen e trupit të humbur.