Rrështqitja e gurëve nga mali në fshatin Prekal, të njësisë administrative Postribë është bërë një shqetësim I vazhdueshëm për banorët e zonës por edhe kalimtarë të rastit. Kryetari I këtij fshati, Marash Pjetra shprehet se ndërhyrja për pastrimin e rrugës duhet të jetë e menjëhrshme nga institucionet përgjegjëse.
Kryetari Pjetra tregon se janë vetë banorët të cilët pastrojnë rrugën nga gurët, ndërkohë që tregon disa raste kur rrëshqitja e gurëve nga mali I ka alarmuar ata.
Sipas kryetarit të fshatit, zgjidhja e këtij problemi vjen nga mirëmbajtja e rrugës, gjë e cila nuk ndodh prej vitesh.
Edhe më parë, Star Plus ka trajtuar këtë problematike serioze të fshatit Prekal ku rrëshqitja e gurëve ka rrezikuar banorët dhe drejtuesit e automjeteve në rrugë.