Katër punonjës të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan janë prekur nga sëmundja e tuberkulozit.

Të prekurit janë sekretarja e institucionit, e cila është transportuar te Sanatoriumi në Tiranë ku i është nënshtruar një terapie intensive, ndërsa tre të tjerët janë specialistë.

Prej disa ditësh stafi i kësaj drejtorie është në një situatë të pazakontë, pasi tuberkulozi është një sëmundje e transmetushme nëpërmjet frymëmarrjes. Sipas burimeve zyrtare një nga punonjësit ka qenë i prekur çka ka bërë që të infektojë edhe tre të tjerë.

I gjithë stafi i kësaj drejtorie i është nënshtruar analizave si pasojë e situatës emergjente dhe nga kryerja e analizave kanë rezultuar se katër punonjës janë të prekur,

ndërsa pjesa tjetër për fat ka mundur të mos preket nga kjo sëmundje. Situatë e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj drejtorie.

Artikulli paraprakARRESTOHET I RIU SHQIPTAR, KAPET ME 1 KG KOKAINË TË PASTËR
Artikulli tjetërMAKINA PERPLASET ME PEMEN,HUMB JETEN I RIU SHQIPTAR