SHBA pas më shumë se një viti ka hapur kufijtë për të gjithë të vaksinuarit. Një moment prekës është regjistruar nga kamerat e aeroportit Ndërkombëtar John F. Kennedy i Nju Jorkut ku një gjyshe ja takuar dhe marrë për herë të parë nipin e saj tashmë një vjeç.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Kai Patel ka përqafuar për herë të parë gjyshen e tij kur është bërë një vjeç. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ato ishin parë vetëm në kamer përmes komunikimit me telefon.

Babna Patel ishte e gëzuar pa masë duke përqafuar Kay-n dhe duke i mbajtur dorën teksa po ecte drejt terminalit të aeroportit.

“Nuk kam fjalë si mund ta shpjegoj këtë ndjenjë”, ka thënë ajo.

Bavna Patel dhe vajza e saj Bintigia ishin dy prej pasagjerëve, fluturimi i parë i British Airways detyruar për në Nju Jork , i cili u nis nga Aeroporti Heathroë pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit për shkak Covid-19 nga SHBA.

Artikulli paraprakE DASHURA E JEFF BEZOS NUK MUND T’I HEQË SYTË NGA DICAPRIO, MILIARDERI REAGON PAS VIDEOS VIRALE
Artikulli tjetërSTUDIM I RI: ATMOSFERA E PLUTONIT PO ZHDUKET GRADUALISHT