FITOJNË TË TË MËDHATË, ARSENALI ME VËSHTIRËSI .E ndërsa të gjithë pushojë për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, vetëm kampionati anglez i futbollit vazhdon me një ritëm të ‘çmendur’. Premier League ashtu sikur cdo vit tjetër edhe sivjet vazhdon që të jetë i vetmi kampionat ku pushimi është i ndaluar, madje intesiteti i ndeshjeve është akoma më i madh, pasi kalendari është i ngjeshur.
Të Premten janë zhvilluar ndeshjet e javës së 18-të. Surpriza nuk ka, por golat, spektali në fushë dhe në tribunë nuk ka munguar.Çelësi kalon me lehtësi West Ham me golat e Terry dhe Diego Costa, kampionët e Anglisë, City vazhdojnë ndjekjen e oligarkëve me 3 pikë më pas pas fitores me West Bromich jashtë fushe me golat e Fernando, Toure dhe Silvës. Sterling shpëton Liverpulin duke e rikthyer te fitorja me rastin e festave përballë Burnley. Edhe Totenhem me Manchester United nuk kanë zhgënjyer.Për “Djajtë e Kuq” ka menduar dy herë Runi dhe një herë Van Persi për të lekuiduar Neëcastle. Arsenali e pati më të vështirë se të mëdha e tjera për të marrë pikët ndaj QPR edhe pse luante në shtëpi, pasi me shumë vështirësi fitoi 1-0. Shanset ishin të pafundme për ekipin e francezit Vegner, teksa që në fillim të ndeshjes Sanchez humbi një penallti, por që më pas e shleu gabimin duke shënuar disa miunta më vonë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Tomas Rosicky që qetësoi përfundimisht “topçinjtë” edhe pse miqtë ngushtuan diferencën.