Barcelona ka mundur 3-0 Granada, falë një triplete të Luis Suares, duke fituar kështu për të 24-tën herë titullin kampione e Spanjës, këtë herë me Luis Enrique në pankinë.

Katalanasit kanë lënë pas vetëm me 1 pikë rivalët historikë të Real Madrid, që kanë arritur një fitore të padobishme në fushën e La Coruna, 2-0 kundër Deportivo. Të dielën në Spanjë luhen të ashtuquajturat “ndeshjet e shpëtimit”, ku janë të përfshira skuadrat Getafe, Rayo dhe Gijon, vetëm njëra prej të cilave do të mund të qëndrojë në La Liga.

Artikulli paraprakSERIA A, JUVENTUS SHKATERRON SAMPDORIAN DHE MERR TROFEUN
Artikulli tjetërBUNDESLIGA, BAJERN FESTON TITULLUN, GUARDIOLA IKEN SI TRIUMFUES