Mes duartrokitjesh te panumerta te publikut drama “Kandili i Argjandit” percolli premieren e saj me mjaft sukses ne teatrin migjeni.Ne nje salle te tejmbushur aktoret shkodrane vune nje skene nje nga pjeset me te bukura te shkrimtarit te madh Martin Camaj.Ne mungese te regjisorit qe e pershtati me skenen, Fatbardh Smajes i cili nuk ishte i pranishem per arsye shendetsore, protagonistet percollen emocionet e tyre duke falenderuar mbeshtetjen e publikut.
Regjizori Bardh Smaja e pershtati me se miri me aktoret shkodrane dhe teatrin “Migjeni” dramen “Kandili i Argjandit”, e cila vjen ne skene ne kuader te 90-vjetorit te shkrimtarit te njohur Martin Camaj. Ngjarjet ndodhin ne qytetin e Shkodres, ne nje familje tregtare, ne fazen e pare te revolucionit komunist ne Shqiperi. nderrimi i pushteteve ne vitin 1946 ne Shkoder eshte I pakonceptueshem per kete familje e cila ishte mesuar te jetoje mes luksit dhe pronave te trasheguara nder vite.