Komedia “Krimi është i imi” me regji të Driada Dervishit hapi sezonin e ri artistik në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Komedia, që në qendër ka një vrasje, trajton tema sociale dhe fenomene me të cilat shoqëria shqiptare dhe jo vetëm përballet çdo ditë. Interpretimi para publikut shkodran cilësohet mjaft i veçantë për rregjisoren.

Komedia u soll në skenë nga artistët më në zë të skenës shqipatre, krahas atyre shkodranë, ku është bashkuar edhe mjeshtri i humorit Besnik Çinari.

Shfaqja “ Krimi është i imi” do të vihet në skenën e tetarit “Migjeni” edhe mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës në orën 20:00, për të gjithë ata që humbën premierën e parë.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ KRIJON PROBLEME NË LEZHË
Artikulli tjetërNË GJURMËT E AT GJERGJ FISHTËS