Me një skenografi minimaliste, “Kontrabasi” u ngjit në skenën e Teatrin Migjeni mbrëmjen e së premtes. Kjo monodramë është vepër e dramaturgut gjerman Patrik Suskind e cila erdhi në skenën e Teatrit Migjeni me regji të Stefan Çapalikut.
Monodrama e cila u interpretua nga aktori Pjerin Vlashi bëri që për rreth 90 minuta në sallën e teatrit të kishtë një qetësi absolute dhe fokusi ishte I tëri në interpretimin e aktorit Vlashi. “Kontrabasi” është një vepër që të mbërthen në intensitetin e dashurisë dhe urrejtjes së vetë muzikantit për kontabasin. Pritshmëritë e aktorit ishin se publiku shkodran do e përqafonte mjaft mirë këtë monodramë.
“Kontrabasi” është një ndër veprat më të mira të artit bashkëkohor gjerman, shkruar në vitet ’80 nga autori i romanit të ekranizuar “Parfumi”e Patrick Suskind.