“Opera për tre grosh” është premiera në teatrin “Migjeni” e cila shtroi pyetjen se çfarë është njeriu? Kjo vepër e Bertold Brecht e shkruar thuajse 100 vite me parë u vendos në skenë nga regjisori japonez Kuinaki Ida i cili pas shfaqjes tha se e gjithë bota jeton me një ligësi të madhe gjë për të cilën njeriu duhet të reflektojë.

Një prej aktorëve kryesor në këtë shfaqje Rafael Hoxhaj thotë se ndjehet i lumtur që erdhi në qytetin e tij me një vepër që flet për aktualitetin më shumë se kurrë, në një vend me mungesë të lirisë dhe ku e drejta është e cunguar.

Publiku reagoi pozitivisht thotë aktori Jozef Shiroka në këtë shfaqje e cila flet për problemet që kemi dhe që nuk dihet kur do të marrin fund.

Premiera “Opera për tre grosh” e cila do të vijojë edhe për dy ditë të tjera në teatrin “Migjeni” kishte një ndërthurje aktorësh profesionistë me eksperiencë por edhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova si dhe aktor amator të cilët përcollën për publikun mesazhet e forta të kësaj pjese që luhet mes dramës dhe komedisë.

Artikulli paraprakBOÇI: PROTESTA E OPOZITËS ME AKTE TË FORTA
Artikulli tjetërU OPERUA PËR HERNIE INGUINALE TE QSUT, DEL 24 ORË PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE KRYEMINISTRI EDI RAMA