U rikthye në Kuvend pak ditë më parë, vetëpezullohet.
Deputeti Armando Prenga ka vendosur të vetëpezullohet nga Kuvendi i Shqipërisë deri në një vendim që pritet t’a japë gjykata, në lidhje me plagosjen me armë në komisariatin e Laçit. Deputeti Prenga e bëri të ditur këtë fakt nëpërmjet një letre që ky i fundit i ka dërguar kryeparlamentarit Ilir Meta. Rikthimi i deputetit Prenga në Kuvend shkaktoi polemika duke bërë që PD-ja të mbante një mbledhje urgjente, ku e cilësoi Prengën si subjektin e ligjit për dekriminalizimin. Prenga në letrën e dërguar Metës, thotë se ky vendim vjen pikërisht pas kësaj mbledhjeje të PD-së dhe deklaratave që u bënë më pas.
/ Star Plus TV /