35 nxënës të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” në qytetin e Shkodrës u vlerësuan për punën e tyre, duke u diplomuar në një ceremoni të veçantë. Nxënësit interpretuan me mjeshtëri, vepra të medha të muzikës botërore.
Drejtori i shkollës “Prenkë Jakova” Anton Kaftalli vlerësoi talentin e jashtëzakonshëm të këtyre nxënësve
Drejtori Kaftalli thotë se pjesët e interpretuara nga nxënësit janë pjesë e programit mësimor të shkollës
Mbyllja e një kapitulli, i hap rrugën një tjetër drejtimi që këto nxënës do të marrin, duke ndjekur shkollën e lartë në Shkoder ose Tiranë. Pjesa më e madhe e tyre preferojnë akademinë e arteve, për të zgjeruar më tej dijet e
tyre, në fushën e bukur të artit. Shkolla e muzikes gjate gjithe vitit organizon nje numer te madh koncertesh me qellim jo vetem shpalosjen e talentit te nxenesve te saj por edhe rritjen e vlerave artistike te qytetit.