Presidenca do të bëjë ditën e nesërme publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.

Burime bëjnë me dije se nesër do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit Ilir Meta për Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje.

Në raportin e vet, Komisioni i Venecias sqaronte se Presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por jo aq rëndë sa për t’u shkarkuar.

Artikulli paraprakGJONAJ: MUNGESA E BASHKËPUNIMIT POLITIK MUND TË REFLEKTOHET NEGATIVISHT NË SY TË PARTNERËVE TANË
Artikulli tjetërSHKODER, VETEDOREZOHET NE POLICI 28-VJEÇARI I SHPALLUR NE KERKIM