Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për debatin “Besëlidhje dhe Bëslikja” ka reaguar edhe Presidenca, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi.
Sipas Blushit, fjala “Besëlidhje” kryeministrit Rama i shkakton stres, pasi gjithçka e ka ndërtuar vetëm mbi Pabesi.
Reagimi i Tedi Blushit
Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.
Jepini zanaksin të qetësohet!
Sot në Kongresin e PS, Rama deklaroi: Për ti ftuar të tjerët që të shikojnë dhe të ndajnë dhe mundësisht për ti ftuar të tjerët në debate që kanë kuptim dhe sens. Nuk mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që artificialisht ka marrë peng mediat për gjithë këto kohë, “Besëlidhja dhe Beslikja” nuk është ky debati.
Kush është me Besëlidhjen kush është me Besliken. Pa kuptim, humbje kohe dhe energjish, degradim. Degradim i madh dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka gjë tjetër.