Një akuzë e rëndë vjen nga Presidenca. Zëdhënësi i Presidentit, deklaron se kreu i shtetit nuk është informuar paraprakisht lidhur me votën e Shqipërisë në OKB dhe se ky votim nuk pasqyron qëndrimin shtetëror.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi: Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shqipëria votoi pro rezulutës që dënonte vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Rezoluta e propozuar nga një sërë vendesh kundër qëndrimit të SHBA, mori 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime dje në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME BOMBË NË GJYKATËN E ATHINËS
Artikulli tjetërVLORË, RRJEDHJE GAZI NË APARTAMENT, VDESIN BURRË E GRUA