Selia e Presidencës morri ngjyrat e flamurit francez mbrëmjen e së dielës. Kjo në nderim të 129 viktimave të sulmeve tragjike të së premtes. Në ceremoninë e veçantë të organizuar nën kujdesin e Presidentit Nishani ishin të ftuar Kryeministri Rama,

Kryeparlamentari Meta, kreu i opozitës, përfaqësues të politikës, të trupit diplomatik, artit dhe kulturës. Në fillim një minutë heshtje në nder të viktimave. Me pas himnet e Shqipërisë dhe Francës.Në fjalën e tij Presidenti, Bujar Nishani shprehu ngushëllimin për viktimat ndërsa garantoi se Shqipëria do të jetë në krah të Francës dhe aleatëve në luftën kundër terroizmit.Ambasadori i Francës në vendin tonë falenderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për përkrahjen.Ceremonia është ndjekur me interes edhe nga kalimtarë të shumtë.

Artikulli paraprakKAPET NJË PERSON I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetër1 NGA 8 TERRORISTËT I LIRË, LËSHOHET MANDAT NDËRKOMBËTAR