Kryesia shqiptare e OSBE-së do të organizojë sot dhe nesër konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit. Pjesëmarrës do të jenë delegacionet zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.

Në konferencë marrin pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor i Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan. Shqipëria është kryesuesja e radhës e OSBE-së. Me 57 shtete pjesëmarrëse Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë.

OSBE-ja punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe punës praktike që sjell ndryshim jetëgjatë.

Artikulli paraprakDITA E DYTË NË SHQIPËRI, PRESIDENTI I PE-SË SOT TAKON BASHËN DHE KRYEMADHIN NË SELINË E PD-SË
Artikulli tjetërALBIN KURTI MERR SOT ZYRTARISHT DETYRËN, PRITET MBLEDHJA E KABINETIT TË RI QEVERITAR