Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se president si ai, as nuk ka qenë e as nuk do të kthehet më. Ai u shpreh se ishin rrethanatato që e detyruan të ishte i tillë.

I ftuar në TopNews, Meta tha se është ëprballur me situata të jashtëzakonshme që nga fakti që mbeti i vetëm përballë një Kuvendi monist e deri tek fakti që u kërkua disa herë shkarkimi i tij.

“Nuk kam asnjë koment. Kam uruar suksese e uroj të përmbushë detyrën në interes të të gjithëve. President si unë nuk vjen më se nuk kishte ndodhur e nuk do ndodhë që një president të jetë i vetëm me një Kuvend monist me komisione hetimore që duan shkarkimi e tij që e çojnë në Gjykatë Kushtetuese…

Jo se jam i veçantë por rrethanat nuk do ia uroja askujt. Falenderoj Zotin që më dha fuqi e qetësinë e duhur për të kaluar me sukses situatën delikate të vendit”, tha ai.

Në lidhje me përmendjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i sigurimit, kryetari i PL u shpreh se ka qenë kryeministri Rama aiqë ishte bashkëpunëtor i Sigurimit, duke shtuar se ka nisur një proces gjyqësor kundër Autoritetet të Dosjeve.

“Kam nisur një process gjyqësor për Autoritetin e Dosjeve dhe avokati im në zbatim të ligjit i kërkoi Kuvendit dhe Autoritetit vendimet që kanë marrë. Dhe më e bukura që Parlamenti që ishte tromaksur nga kjo çështje nuk i jep asnjë vendim avokatit tim. Por i jep vetëm atë certifikatën që më ka dhënë mua autoritetit kur jam zgjedhur president në 2015. Çështja është shumë e qartë është një falsifikim nga Edi Rama.

Rama bashkëpunëtor i hapur i sigurimit. Nuk ishte piktori më i talentuar, por ishte i besuari i tyre”, tha Meta.

Artikulli paraprakULEN SHIFRAT E COVID-19, 3 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT, ASNJË VIKTIMË
Artikulli tjetërÇFARË FSHIHET PAS HALLOWEEN-IT, 10 FAKTE INTERESANTE PËR FESTËN E SHTRIGAVE