Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për rritjen e pagave për veten, deputetët, ministra dhe për administratën.

Begaj e kishte dhënë pëlqimin e tij paraprakisht, ndërkohë që nuk vonoi as dekreti.

Deputetët e PS-së dhe PD-së bashkuan në seancën e së enjtes votat për të dyfishuar rrogat e tyre me argumentin se pas prekjes së pagave të majës së piramidës së administratës shtetërore, ata merrnin rrogë më të vogël se drejtorët nëpër ministri.

Votimi erdhi më pak se dy javë pas zgjedhjeve të 14 majit. Me përllogaritjen e re, nga 157 mijë lekë bruto që është paga e deputetit sot, prej 1 qershorit ata do të marrin 310 mijë lekë.

foto galeri

 

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË GJATË NATËS NË SHKODËR, DREJTUESI I MJETIT HUMB KONTROLLIN DHE DEL NGA RRUGA! VDES SHOFERI 28-VJEÇAR
Artikulli tjetërBILANCI I VITIT 2022 I AUTORITETIT TË KONKURRENCËS: JANË MARRË 99 VENDIME, 26 MLN LEKË TË DERDHURA NË BUXHETIN E SHTETIT