Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për amnistinë penale. Begaj firmosi sot dekretin ‘Për dhënie amnistie’.

Ligji u miratua me 110 vota në parlament të enjten e shkuar, më 4 prill kur socialistët dhe deputetët opozitarë të Rithemelimit bashkuan votat bashkë dhe me dy deputet/ të grupit demokrat Basha. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”’, thuhet në njoftimin e presidencës. 700 persona do të përfitojnë në mënyrë të menjëhershme dhe do të lirohen, ndërsa 1200 persona do të përfitojnë ulje dënimi.

Ministria e Drejtësisë është duke hartuar listën e personave që do të përfitojnë nga amnistia, ndërkohë që bëhet me dije se asnjë subjekt i GJKKO dhe SPAK nuk do të përfitojnë nga amnistia e miratuar në parlament dhe dekretuar tashmë nga presidenti. Ndërkohë, ministria ka bërë të ditur 5 kategoritë përfituese të amnistisë:

Kategoria e parë janë të gjithë burrat që janë dënuar në burgim me 4 vite, dalin menjëherë, ndërsa gratë deri në 5 vjet amnistohen.
Kategoria e dytë ka të bëjë me masën e mbetur të dënimit të gjithë burrat që u ka mbetur 4 vite burg për të vuajtur amnistohen, si dhe të gjithë gratë që u kanë mbetur 5 vjet burg
Kategoria e tretë ka të bëjë me moshën maksimale të të dënuarit në momentin kur ky ligj hyn në fuqi. Konkretisht të gjithë burrat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit janë baraz ose mbi 60 vjeç amnistohen Dhe të gjitha gratë baraz ose mbi 50 vjeç amnistohen.
Kategoria e katërt: Personat e dënuar me burgim që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç amnistohen.
Kategoria e pestë, e cila u propozua nga opozita dhe u miratua në parlament janë protestuesit.Janë të gjithë subjektet që kanë marrë pjesë në grumbullime apo manifestime deri më 31 mars 2024 dhe kanë kryer disa vepra të specifikuara si shkatërrim i pronës,shkatërrim i pronës me zjarr dhe kundërshtim i policisë do të jenë subjekte të amnistisë.

Artikulli paraprakGJYKATA E LARTË RRËZON BERISHËN
Artikulli tjetërMYFTIU I KOSOVËS URON BESIMTARËT PËR FESTËN E BAJRAMIT