Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II.
Përmes një mesazhi Begaj thekson se mbretëresha ishte një monarke me zemër të mirë.
“Ngushëllime të përzemërta për Familjen mbretërore dhe popullin e Commonëealth me vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II. Ajo ishte një monarke me zemër të mirë, forcë dhe guxim të pamasë dhe do të mbahet mend gjithmonë me shumë respekt dhe admirim! U preftë në paqe Mbretëresha!”, shkruan Begaj.