Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare në vendet baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani. Kjo vizitë ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të promovojë interesat strategjike të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Gjatë qëndrimit të tij në këto vende, Presidenti Begaj do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologët e tij në Letoni, Estoni dhe Lituani.
Ai do të takohet gjithashtu me kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve të këtyre shteteve. Në qendër të bisedimeve do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Presidenti Begaj do të diskutojë gjithashtu për proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor dhe për rolin e aktorëve të tretë në këtë kontekst.