Presidenti Begaj priti sot të ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

Artikulli paraprak‘INFERMIERË PËR SHQIPËRINË’, RAMA: 816 TË PUNËSUAR NË 2023
Artikulli tjetërSHKODËR/ FINALIZOHET OPERACIONI POLICORË I KODUAR ” WEAPON”, ARRESTOHET 34- VJEÇARI