Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Isuf Kalo.

‘Mora lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Isuf Kalos. Profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë e shumtë që ai pati, kolegët dhe studentët që e patën model profesional dhe pacientët e shumtë të cilëve ai iu përkushtua. Të qoftë dheu i lehtë Profesor!’- shkruan Begaj.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E MJEKUT ISUF KALO/ MANASTIRLIU: I PAÇMUAR PËR MJEKËSINË SHQIPTARE! NGUSHËLLIME FAMILJES
Artikulli tjetërCOVID-19, KONFIRMOHET RASTI I PARË I NËNVARIANTIT XBB.1.5 TË KORONAVIRUSIT NË MAL TË ZI