Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët për Kurban Bajramin.

“Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”, shkruan Begaj.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!

Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, shkruan Begaj.

Artikulli paraprakZBARDHEN SHKAQET E RENIES SE ZJARRIT NE LAGJEN “NDOC MAZI”
Artikulli tjetërSHERR PËR TOKËN NË VELIPOJË, NJË I PLAGOSUR