Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës, duke shpresuar për një të nesërme më të mirë.
“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë! Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë. Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë!”, shkruan ai.