Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë vizitë zyrtare në Itali, në datat 26-27 maj 2023.

Në datën 26 maj 2023, Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle. Në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

Gjithashtu, gjatë qendrimit në Romë, Presidenti Begaj, do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Ndërsa, më 27 maj 2023, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.

Artikulli paraprakSTUDIMI I ARKITEKTËVE ZBULON FAKTET E FRIKSHME, NJU JORKU PO FUNDOSET PËR SHKAK TË NDËRTESAVE
Artikulli tjetërIOANNIS SARMAS EMËROHET KRYEMINISTËR DERI NË RAUNDIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE TË 25 QERSHORIT NË GREQI