Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se po bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.
Biden deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin ende është duke zhvilluar luftën në Ukrainë – po ushtron presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë.
“Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, pohoi 79-vjeçari.
Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.
Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.
Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.