ZEMAN: SHTETI IM NUK DO TA NJOHË ASNJËHERË KOSOVËN. Presidenti i Çekisë Milos Zeman e quan kriminel lufte zv/kryeministrin, njëkohësisht ministër i Jashtëm Hashim Thaçi. Jo vetëm kaq sipas tij “Kosovën e drejton një regjim mafioz që financohet nga tregtia me narkotikë”.

Kjo është arsyeja pse nuk po dërgon ambasador në Prishtinë. Deklaratat e rënda të presidentit çek janë bërë në intervistën për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit “Shumë herë publikisht kam thënë se Hashim Thaçi është kriminel lufte” citohet të ketë thënë ai. Sipas presidentit çek, precedenti kosovar “ka hapur kutinë e Pandorës” dhe ka nisur “një proces të rrezikshëm të ridefinimit të kufijve dhe ndryshimit të integritetit territorial anembanë botës. I pyetur se a zhvillon Bashkimi Evropian politikë parimore ndaj Serbisë, Zeman thotë se “gjithçka varet nga ajo se ç’do të merren vesh Serbia dhe Kosova” dhe se, sipas mendimit të tij, “do përzierje nga cilado anë mund të jetë kundërproduktive dhe e gabueshme”. Zeman, siç transmeton Kosovapress-i, konsideron se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për pranimin e Serbisë në BE. “Pesë anëtare të BE-së, Sllovakia, Spanja, Greqia, Rumania dhe Qiproja nuk e njohin Kosovën”, thotë ai.

Artikulli paraprakKËSHILLTARËT PËR NDRIÇIMIN DHE TRANSPORTIN URBAN
Artikulli tjetërBASHA ME DEPUTETËT, ME 21 QERSHOR REAGIM NDAJ QEVERISË