Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika.
Ky dekret vjen pas dorëheqjes të Visho Ajazit nga kreu i SHISH. Në vend të Visho Ajazi Lika, kryeministri Edi Rama ka propozuar Helidon Bendon, në krye të Shërbimit Informativ. Ky emërim nuk është dekretuar ende nga presidenti Meta.
D E K R E T
PËR LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998,
“Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1 Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.