I ftuar në studion e Star Sport ishte edhe Presidenti I Deçiçit të Tuzit Pal Dreshaj I cili foli rreth ekipit të tij, që kryeson Superligën malazeze pas 13-javëve të luajtura deri më tani. President tha se ndihen të kënaqur por është presion të qenurit lider në klasifikim. Para dy vitesh ekipi I Deçiçit ishte drejt rënies por falë përkrahjes së komunës dhe tifozëve sot jemi këtu ku jëmi u shpreh presidenti Dreshaj. I pyetur cili është ekipi I këtij sezoni ai tha se është titulli kampion por edhe kupa. I pyetur si është gjendur Vulaj tek ekipi I tij presidenti tha se ka cilësi shumë të mira teknike dhe nuk e di pse nuk u aktivizua tek Vllaznia. Unë besoh tek Vulaj, dhe do të rikthehet aty ku ka qenë tha presidenti Dreshaj.