Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 humbje jetesh nga virusi Corona. Presidenti amerikan Joe Biden tha se e di se si është të kesh një karrige bosh rreth tryezës së ushqimit, veçanërisht në kohën e Krishtlindjeve.”

Biden tha se ai vuan bashkë me çdo familje “që e përjeton këtë dhimbje”. Në të njëjtën kohë, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të ndjekin masa të tjera paraprake, si mbajtja e maskave. Lidhur me variantin Omicron që po përhapet, ai u shpreh: “Në fillimi të dimrit, ku po përballemi edhe me një variant të ri, duhet të jemi edhe më të vendosur të vazhdojmë së bashku ta luftojmë këtë virus”.

Faqja e internetit e John Hopkins përditësohet rregullisht me të dhënat më të reja dhe zakonisht tregon një nivel pak më të lartë sesa shifrat zyrtare. Në raste të caktuara shifrat janë rishikuar dhe janë korrigjuar. Sipas autoritetit shëndetësor amerikan CDC, rreth 796.000 njerëz në të gjithë vendin kanë humbur jeten nga virusi Corona apo sëmundjet që ndërlidhen me këtë virus.

Numri i infeksioneve të zbuluara në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë ka kaluar shifrën prej 50 milionë të hënën. Rreth 120.000 infektime të reja janë raportuar kohët e fundit çdo ditë, ndërsa numri më i madh i infektimeve është me variantin Delta.

Ndonëse SHBA-ja ishte një nga vendet e para që filloi me vaksinimin masiv kundër virusit Corona, shkalla e vaksinimit në këtë vend është më e ulët se në vendet e tjera të industrializuara.

Nëse shikohen vetëm shifrat, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga pandemia.

Artikulli paraprakKUZHINIERI LË RESTORANTIN DHE KAP LOPATËN PËR TË PASTRUAR DËBORËN: KËTU VETËM TANKU FUTET
Artikulli tjetërZHVILLIMET NE PD, ISH-DEPUTETI LORENC LUKA SOT NE “STUDIO E HAPUR”