Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë të dielën i bëri thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk, raporton BBC.
Ai shtoi se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.