Përshëndetja tradicionale e Krishtlindjeve e Preisidentit sivjet është tërësisht në shenjë të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin në sheshin Breitscheidplatz më 19 dhjetor.

Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 53 u plagosën pjesërisht rëndë, kur atentatori mësyu me nëj maune në masën e njerëzve. “Shumë të vdekurit dhe të plagosurit në një treg Krishtlindjesh në Berlin na kanë tronditur e trazuar thellë”, thotë Joachim Gauck. Njerëzit tani ndjejnë indinjatë, zemëratë, frikë dhe pafuqi. Ndjenja, prej të cilave njeriu nuk duhet të lejojë të pushtohet dhe kurrësesi indinjata dhe zemërata nuk duhet të kthehen tani në urrejtje e dhunë. Në vend të kësaj është e rëndësishme, të qendrojmë bashkuar dhe të mbrojmë njerëzoren. Kush është “i ndjeshëm, i hapur dhe i gatshëm për ndihmë”, mund t’i shndërrojë indinjatën dhe zemëratën “në forca, që mbrojnë prej urrejtjes, dhunës dhe përçmimit ndaj të tjerëve”, thotë Gauck në fjalimin e tij të të regjistruar në presidencë në kështjellën Bellevue.

Kjo është përshëndetja e tij e fundit me rastin e Krishtlindjeve si president. Përballja politike me arsye Këto janë fjalë, prej të cilave lexohet qartë shqetësimi i tij nga një radikalizim i shoqërisë. E në radhë të parë shqetësimi prej një konfrontimi politik lidhur me politikën ndaj refugjatëve. “Pikërisht në kohët e sulmeve terroriste ne duhet të mos i thellojmë hendeqet në shoqërinë tonë, as duke i përgjithësuar grupet si të dyshuar dhe as duke i shpallur në mënyrë përgjithësuese politkanët si fajtorë”, thekson Joachim Gauck. Por kjo nuk do të thotë, që të heqësh dorë prej diskutimit politik për shkaqet dhe pasojat e sulmit.

Si për politikën ndaj refugjatëve, ashtu edhe për sigurinë në Gjermani duhet të ketë debat konstruktiv, me arsye dhe me respekt ndaj kundërshtarit politik. Për ish-priftin evangjelist Gauck kjo ka të bëjë edhe me një mesazh kristian të Krishtlindjes: “Ne duhet pikërisht në këto ditë të sjellim në vëmendje atë çfarë i karakterizon Krishtlindjet dhe që përtej kristianizmit është bërë pjesë e kulturës sonë.”

Artikulli paraprakMBETJET, NJË IMAZH NEGATIV NË ANË TË MALIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, HUMB JETËN NJË PERSON