4 ARGUMENTE LIGJORE, RRËZOJNË LIGJIN E MAZHORANCËS.Presidenti Bujar Nishani, ka rikthyer një tjetër ligj të mazhorancës, duke treguar hapur se raportet mes palëve nuk janë të mira. Edhe pse një ditë pushim kreu i shtetit ka zgjedhur që të kthejë për rishqyrtim ligjin për huamarrjen të ndryshuar në seancën e fundit parlamentare të 24 dhejtorit.

Presidenti në arsyetimin e tij jep 4 argumente ligjore, që sipas tij duhet që ligji të rishqyrtohet.Fillimisht Presidenti hedh poshtë pretendimin e mazhorancës se me ndryshimet ligjore, ministria e Financave ka më fleksibilitet në marrjen e huasë. Por presidenti citon kushtetutën që sipas tij tregon qartë se kur merret borxh i huaj, duhet të ketë autorizim nga parlamenti. Mjaft i ashpër Presidenti tregon edhe në argumentimet e tjera, kjo nismë cenon parimin e balancimit dhe ndarjes së pushteteve nga ana e Ministrisë së Financave.Në argumentimin e 3 Presidenti shkruan, se ky ligj, shkel rëndë parimin e transparencës nga ana e qeverisë në marrjen e borxhit dhe cenon rëndë pushtetin eKuvendit të Shqipërisë. Në argumentimin e 4 dhe të fundit, kreu i shtetit shkruan se: Në secilin nga rastet, ajo çfarë kërkohet nga ana e Kushtetutës është autorizimi nga Kuvendi për kufirin, kushtet dhe mënyrat e marrjes së borxhit, të cilat nuk mund të delegohen në mënyrë absolute tek ekzekutivi, ashtu siç edhe janë rregulluar përmes ligjit në shqyrtim.Presidenti e mbyll duke nënvizuar edhe njëherë se për cdo vendim të tillë, duhet të merret miratimi i Kuvendit. Porn ë miratimin e këtij projektligji nga mazhoranca, u argumentua se marrja e huamarrjes pa miratimin e kuvendit, do të bëhej brënda nivelit ligjor të borxhit.

 

Artikulli paraprakKUNDËRSHTOI SHEFIN E KRIMEVE, ARRESTOHET
Artikulli tjetërVULLNET ELBASANI, SHPALL GARËN PËR SHKODRËN