Presidenti Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare homologun austriak. Presidenti i Austrisë Alexander Van Der Bellen, ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Rreth orës 11:45 pritet të kenë deklaratë për media. Me rastin e vizitës së presidentit austriak, në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku do të mbajë fjalën përshëndetëse.
Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.