Në Konferencën vjetore, Dhoma Amerikane ka bërë analizën e klimës së biznesit. Sipas kreut të kësaj Dhome, Enio Jaço Maqedonia është shembulli më i mirë në rajon për investimet, ndërkohë që në katër vitet e fundit biznesi e ka humbur besimin në Shqipëri.

Në fjalën e tij presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço tha se lufta në Ukrainë ka përshpejtuar inflacionin.

“Faktorë të jashtëm dhe të brendshëm po e bëjnë klimën e biznesit gjithnjë edhe më të rëndësishme. Presionet globale nuk e kemi ne në dorë, nuk e ka Shqipëria në dorë, por klimën e biznesit e ka Shqipëria në dorë. Në bashkëpunim me qeverinë kemi pasur një dialog të hapur dhe kemi rënë dakord që kemi nevojë ti dimë problemet ti njohim, por kemi nevojë edhe për zgjidhje.

Agjenda e investimeve bën pikërisht këtë. Kemi pasur mundësinë të marrim disa nga praktikat më të mëdha globale. Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Zbërthimi teknik i ndërhyrjeve ligjore , deri në këtë moment procesi ka qenë i ngadalshëm dhe për këtë kemi krijuar në spotcard.75 % e implementimit të këtyre rekomandime konsiderojmë se do të na japin rezultate të kënaqshme.

Gjithashtu Jaço tha se është ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët.

Artikulli paraprakLIJA E MAJMUNËVE, MINISTRJA E SHËNDETËSISË: MBËRRIJNË TESTET E PARA NË VEND, DO KRYHEN NË ISHP
Artikulli tjetërRRITET ME 10 LEKË ÇMIMI I SHEQERIT! BORDI I TRANSPARENCËS: DO TË SHITET ME 114 LEKË/KG