Filipine,Duterte:Unë si Hitler,do të masakroj të varurit nga droga
“Hitler ka shfarosur 3 milionë hebrenj. Në Filipine sot ka 3 milionë të varur nga droga.Do të isha i lumtur t’i masakroja” kështu u shpreh presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte pas vizitës në Vietnam. Ka qënë kjo deklarata bombastike e Duterte pasi pak kohë më parë u shpreh se do të vriste trafikantët dhe në një deklaratë tjetër shau presidentin Obama nga nëna. Prej kohësh presidenti i ka hapur luftë trafikantëve duke vendosur në bankinën e të dyshuarve një numër të madh personash. Duke nisur nga fillimi i mandatit të tij policia ka vrarë 1247 shpërndarës.