Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli është nderuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin”Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit”.

Dekorata i është dorëzuar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kodheli në Facebook, e cila e falenderon Macron për këtë nderim.

“Falenderoj Presidentin E. MACRON që më nderoi me titullin e lartë të Republikës së Francës, “Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit”.

I jam mirënjohëse të gjithë atyre që bënë të mundur marrjen e këtij titulli. Faleminderit kujtdo që ka kontribuar sado pak në bërjen të mundur të këtij nderimi”, shkruan Kodheli në Facebook.

 

Artikulli paraprak“REALITY SHOW” APO MEDIAT SOCIALE, NDIKIM NEGATIV TE TË RINJTË
Artikulli tjetërDASH: NË SHQIPËRI KA KORRUPSION TË LARTË